Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Iu acaron 'shqiptari i Kombinatit'? Eshtë prodhim i sistemit të 'Kryeinxhinierit të Kulturës'
Ka një indinjatë të përligjur (nga frika për veten, kuptohet) të njerëzve që rrinë mbyllur nëpër shtëpi kur shohin fotot e tregut të Kombinatit. Fjalia e parë që dëgjoj është: ne “nuk bëhemi njerëz”, çka nënkupton që nuk do mund të civilizohemi dot kurrë. Po u përgjigje që ata janë të varfër dhe nuk është faji i tyre që sfidojnë karantinën, fjalia pasuese është “pse, edhe për këtë e ka fajin Rama?” çka nënkupton që Kryeministrit po i veshin dhe përgjegjësi absurde, si mosqytetaria e popullit që qeveris prej 17 vitesh në rang lokal e kombëtar plus nja 3-4 vjet qeverisje kulturore.
Do doja t’ju argumentoja pse është thelbësisht faji i z. Rama që njerëzit sfidojnë distancimin në Kombinat.
Mund të ngjajë sikur kritikët e z. Rama, përfshirë mua, e kemi kthyer në tabelë qitjeje në këto kohë kur lideri po “lufton” të na shpëtojë të tërëve.
Nuk dua të flas për të tjerët, por unë kam 2 motive për t’u marrë personalisht me z. Rama.
Generalissimo R.
E para, kam vënë re një problem të madh në mënyrën si funksionon z. Rama në raport me pushtetin, dhe e kuptova vetëm falë COVID-it.
Rama, beson që “ushtria” (lexo, mjeti i forcës) është një mjet për të trembur popullatën kur nuk bindet. Në Perëndim, ushtria është një mjet ndihme i popullatës që futet vetëm në misione humanitare aty ku shteti nuk ka resurse e ku fatkeqësia godet fort e papritur. Ushtarët, kthehen në infermierë, zjarrfikës, shoferë, kujdestarë e deri dhe dado, për të ndihmuar popullin. Në vendet ku pushteti merret e mbahet me dhunë, mashtrim, vjedhje e blerje votash, puçe e grushte shteti, ushtria në fakt shërben për të mbajtur popullin nën trysni frike. Z. Rama anoi nga këta të dytët. E bëri në mënyrë instinktive ose jo kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka që kuptuam mentalitetin që ka ai për shtetin. Shqipëria nuk ka nevojë për një Ramiz të dytë (meqë, ironikisht, ai nuk e ka as karizmën e Enverit që të mund ta përqasim).
Sistemi, si fabrikë prodhimi anti-qytetarie
Problemi tjetër, që unë e konsideroj problem madhor të Shqipërisë faktin që z. Rama e ka personalizuar pushtetin në një masë të tillë, saqë po i afrohet asaj të Ramiz Alisë së viteve ‘86-‘90. Në të tilla raste, jo vetëm pushteti personifikohet te një njeri, por dhe institucionet shndërrohen de facto në zgjatesa të egos së një personi; pasojat që lë ky akt mbi shoqërinë janë të lidhura drejtpërdrejt me vullnetin e një individi; dhe përgjegjësitë shkojnë përsëri te ky njësh. Më i ndershmi nga e tërë kjo racë uzurpatorësh mbetet Hitleri, që mori përsipër personalisht gjithçka që kish ndodhur në Gjermaninë naziste. Ky i yni, Enveri, djallëzisht induktoi në popull idenë që “Enveri nuk di gjë”. Në fakt, Enveri nuk kishte pse dinte me doemos çdo gjë, sepse kish ngritur një sistem sipas imazhit të tij. Levat, punonin për të. Edhe pse, ka shumë indicie që Enveri dinte porthuajse çdo gjë!
Para se të vinte në pushtet si Kryeministër dhe të ikte nga pushteti dhjetëvjeçar si Kryetar Bashkie (ku u fut për të shpëtuar nga pushteti si Kryeinxhinier i Kulturës) z. Rama tha që faji “është i sistemit”. Sikurse historia jonë na mëson, sistemin e bëjnë njerëzit. Ndaj, sistemi i ri drejtësisë, pra reforma, është deformuar kaq keq pas ndërhyrjes së “inxhinierëve” shqiptarë të politikës, ku z. Rama është ai me ndikim më të madh, gati absolut. Kjo përvojë, sikurse eksperimenti i Zogut me oborr, ai i Enverit me shokë apo ai i Berishës me klan, tregoi edhe një herë që sistemet më të mira në letër mund të shkatërrohen nga aplikimi përmes njerëzve të papërgjegjëshëm.
Aq më tepër që Shqipëria, për shkaqe jo vetëm historike, por dhe strukture të trashëguar ekonomike e politike, ka një traditë vertikale të shoqërisë.
Rama, dhe pasqyra e Borëbardhës
Kur z. Rama del para kamerave ai imagjinon popullin që po e dëgjon. Kamerat e Klanit, Vizionit e TCH, janë sot pasqyra e Borëbardhës e Kryeministrit. Ai dëshiron të dëgjojë atë që do nga pasqyra.
Në një farë mase, është e vërtetë që masa e popullit që ai imagjinon që po e ndjek, i ngjan atij. Sepse, në Shqipëri, ka kohë që liderët e formatojnë masën e popullit (ata që unë me dhimbje e trishtim, e disa me zemërim, i quajmë “dele”) sipas modelit të tyre.
Sot, shqiptarët janë bërë më arrogantë, sepse ky është modeli që ofron Kryeministri. Shihni mënyrën si komunikon me publikun, në rrugë, apo dhe në FB.
Sot, shqiptarët janë bërë më të dhunshëm, sepse e tillë është jo vetëm gjuha politike e Kryeministrit, por dhe mentaliteti i tij, dhe njerëzit që ai mban afër - një pjesë të kërkuar në Europë për përdhunime, vrasje e trafiqe. Shikoni dhunën me të cilën kalon ligje anti-kushtetuese, thjesht sepse “mundet”.
Sot, shqiptarët nuk e duan njeri-tjetrin, sepe kanë një Kryeministër që nuk do askënd vetëm vetes dhe atyre 10 oligarkëve që ka rrotull. Shikoni tërë ligjet që ka bërë, që nga ai i faljes së taksës mbi dividendin, që i hoqi Shqipërisë miliona Euro për t’ua dhënë 10-15 oligarkëve e deri tek ai i marrjes së pronave në bregdet me dhunë, për tua dhënë “për zhvillim” po atij grushti njerëzish.
Të ecësh përpara pa meritë, por vetëm duke shërbyer është standardi që z. Rama ka vënë në Partinë e vet, në qeverinë e vet, në administratën e vet, në Parlamentin e vet. Them Parlamentin e “vet”, sepse është i veti. Sepse, kur i duhen votat ai vë në rresht edhe “opozitën e re” për të votuar atë që do ai.
Injoranca e mesatares së shqiptarëve është produkt i drejtpërdrejtë i cilësisë së programeve televizive, ku z. Rama është vazhdimisht protagonist, vetë ose përmes oborrtarëve të vet, por jo vetëm.
Interesi kulturor i masës së popullit është produkt i politikave kulturore të ish Ministrit të Kulturës, Kryeministri aktual dhe atyre para tij, politika që e thanë artin aq shumë sa i vetmi gjëmbaç që mbin në artin tonë është tallavaja në të gjitha fushat dhe telenovelat turke.
Me fjalë të thjeshta, shqiptari i Kombinatit është imazhi më i saktë psikologjik i z. Rama, por pa vilë në Surrel e pa kravata trendi.
Shqiptari i karantinës
Ndaj, Pse prisni që Shqiptari i Kombinatit të respektojë rregullat, në një shtet që luhet pa rregulla?
Pse kërkoni që Shqiptari i Kombiantit të vërë interesin e të tjerëve mbi atë të vetin, kur askush në majën e pushtetit nuk e bën këtë?
Pse prisni qytetari nga ai që tërë ditën ushqehet me imazhin e arrogancës?
Pse, ankoheni kur një qytetar i thjeshtë përdor aksiomën “e bëj, sepse mundem” kur kemi vite që bombardohemi me dhunën e Kryeministrave që e bëjnë diçka, sepse munden?
Pse befas, kërkoni nga një shqiptar i periferisë të sillet si Europian, kur vëllai politik i Kryeministrit shqiptar është një diktator lindor?
Shqiptari i Kombinatit është pasqyra psikologjike më e saktë e z. Rama, por jo vetëm.
Shteti i pak vetëve
Shqiptari i Kombinatit, gjithashtu nuk ka marrëdhënie me shtetin shqiptar.
Kur ka hall mjekësor, i duhet të bëjë derman vetë. Kush ka pasur të bëjë me sistemin shëndetësor, e di shumë mirë që shteti i z. Rama nuk të lë rrugë tjetër veç të plasesh te privati, ose, për të varfërit - të plasesh në shtet duke paguar nën dorë.
Njëjtë dhe me sistemin arsimor. Njëjtë me drejtësinë. Njëjtë me rendin. Njëjtë me ushqimin. Njëjtë me varfërinë.
Padrejtësitë e thella ekonomike e sociale, në këtë vend zgjidhen vetëm me para nën dorë, ose me njohje personale. Ndryshe vdes, ikën në Gjermani ose i bashkohesh krimit.
Shteti shqiptar u përket vetëm atyre që kanë para.
Mund të vazhdoja gjatë, po ju këto i dini.
Thjesht, ju rikujtova, për të treguar që shqiptari i Kombinatit është i tëhuajëzuar nga shteti i vet. Shteti shqiptar është në shumicën e rasteve diçka e huaj për qytetarin e thjeshtë të këtij vendi dhe jo rrallë, është armiku i tij.
Këtu kanë kontribuar të tërë Kryeministrat nga pak, por z. Rama, është treguar ekselent në shkatërrimin e një shteti të shumicës në favor të shtetit të pakicës.
E vetmja gjë që ne presim nga shteti shqiptar është të bëjë rrugët. Kaq.
Këtu ka reduktuar shteti. Kaq kuptim ka shteti për ne.
Për asgjë tjetër nuk na duhet, madje, në çdo hallkë të vetën na vjedh, grabit, dhunon, favorizon, abuzon në favor të atij që është më i pasur.
Shqiptari i Netflixit
Ndaj, pse prisni që qytetari i Kombinatit ta marrë seriozisht shtetin shqiptar?
Pse shpresoni që Shqiptari i Kombinatit t’i japë diçka me dëshirë një shteti që vetëm merr e merr me dhunë?
Pse doni nga një njeri i lënë mes katër rrugëve, të mendojë për ju që mbase e keni zënë një qoshe të ngrohtë?
Pse pretendoni që një shtetas që trajtohet non stop si qytetar i botës së tretë në vendin e vet, të sillet si qytetar suedez brenda 2 javësh?
Pse kërkoni kulturë nga ata që (janë të detyruar) të hanë vetëm telenovelat e Sandrit, Vjollcës e Dulakëve, ndërsa ju keni hallin e sezonit të ri të Casa De Papel?
I keni parë kutitë e shkrepseve ku ata jetojnë, të zhytur në kredi, borxhe e veresie, pa mundësi për të blerë as portokaj e pa shanse për të jetuar me punë e dinjitet?
Ndaj, Shqiptari i Kombinatit nuk i ka borxh askujt, përkundrazi.
Nëse shtëpia juaj është e ngrohtë, shihni Netflix, shtrydhi limona e bëni fwd non stop meme për gallatë, mbylleni gojën e thoni ‘faleminderit’!
Shqiptari i Kombinatit duhej të ishte jo duke bërë pazar, po duke i vënë flakën sistemit. Thojini ‘faleminderit’, jo atyre në Kombinat, por z. Rama, që ka modeluar qytetarë të tillë që vetëm e injorojnë shtetin, por nuk kanë guxim (as proteina mjaftueshëm) për t’i vënë flakën. Ai iu ka dhuruar dhe juve (që merrni proteina) një shënjestër për t’u ankuar: ata që janë shqiptarë, po në 30 vjet nuk kanë patur kurrë pjesë në Shqipëri. Që dhe ju të rrini të qetë, me bukë e djathë e Netflix, e mos lëvizni shumë nga divani.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38