Flash News

KRYESORE

"Iu bashkova se janë punëmbaruar", Selimllari elozhe PS-së, shkrimtari bën komentin epik: Na i preve krahët, na i bone jufka

"Iu bashkova se janë punëmbaruar", Selimllari elozhe

Valbona Selimllari është një tjetër personazh publik nga bota e shoë bizz-it shqiptar, e cila i është bashkuar Partisë Socialiste. Pas figurave si Landi Hysi apo Vikena Kamenica, edhe ish-missi shqiptar ka vendosur që të bëhet pjesë e familjes socialiste.

Selimllari bëri publike mbështetjen e saj për të majtën gjatë një takimi në Zall Bastar ditën e djeshme, në të cilin shoqëronte Veliajn.

Gjatë fjalës së saj, Selimllari shpjegoi zgjedhjen e bërë me një thënie të vjetër përmetare. Sipas Sekimllarit, Partia Socialiste është një forcë politike punëmbaruar dhe se nuk duhet humbur kohë me ata që s’mbarojnë punë.

 “Tek Partia Socialiste jam sepse ne kemi një thënie nga Përmeti. Unë jam përmetare me origjinë dhe themi: Ai djali dhe ajo vajza po janë punëmbaruar dhe kjo fjalë më ka mbetur gjithmonë në mendje se ma thoshte gjyshi dhe nëna:

‘Punëmbaruari është gjithmonë i suksesshëm’ dhe në fakt unë jam me punëmbaruarit, sepse për hir të së vërtetës nuk kemi kohë të humbim me ata që s’mbarojnë punë.”

Ndërkohë që kanë qenë të shumta reagimet në rrjet për këtë lëvizje të Selimllarit, ku më pikanti është ai i shkrimitarit Rudi Erebara, i cili me ironi thotë se Lul Basha ka humbur një intelektuale.

‘Valbona Selimllari kalon me PS.

Ah me Lul Basha mer Lul Basha, ikin intelektualët i mbledh PS-ja. Një figurë poliedrike, shumëdimensionale e kulturës botnore si mis albania e parë, apo dhe Vaj Olim me kanaçe.

Na i preve krahët, na i bone jufka’, shkruan Rudi Erebara.

Të fundit