Flash News

KRYESORE

Iu bashkua protestës, gazetari i ‘News 24’ rrëfen ndodhinë brenda kancelarisë: Kur e pa çfarë shkruajta, ma tha ik se i ke falas

Iu bashkua protestës, gazetari i ‘News 24’ rrëfen

Gazetari i ‘News 24’, Edvin Parruca i është bashkuar sot protestës së studentëve përpara Ministrisë së Arsimit. Ai tregon një ngjarje interesante që i ka ndodhur kur hyri brenda një kancelarie për të shkruajtur një parullë.

'Qyteti është me studentët', ishte parulla që shkruajti gazetari, por kur shitësi e mësoi nuk pranoi t’i merrte asnjë lekë për letrën dhe lapostilin.

Gazetari falenderon studentët protestues për emocionet që i kanë krijuar këto dy ditë.

Duartrokitje dhe brohoritje, studentët festojnë përpara Ministrisë tërheqjen e parë të Lindita Nikollës: Plotëso edhe 3 kërkesat e tjera

Reagimi i Edvin Parrucës:

Sot, pasi ndejta pak ne rreshtin e fundit te protestes se studenteve, mendova qe te shkruaja ndonje parrulle mbeshtetese. Hyra ne nje kancelari dhe i kerkova burrit qe shiste nje leter te madhe dhe lapostil dhe shkruajta 'Qyteti eshte me studentet', me njefare hezitimi nese mund te flisja ne emer te qytetit. Po kur burri, pasi pa c'shkruajta, me tha ik se i ke falas, ma hoqi dyshimin. Kjo eshte nga ato vale energjie e paster qe perhapen ne menyre te pandalshme dhe s'ka force qe ta beje pis. Faleminderit studente qe na bete te perjetojme edhe njehere emocione te ketij lloji.

Të fundit