Flash News

KRYESORE

Iu bashkua protestës së opozitës, ish-presidenti Nishani: Kush më ftoi sot

Ish-presidenti Bujar Nishani i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, tregoi se sot  iu bashkua protestës së opozitës pasi e ftuan disa miq të tij.

Nishani shprehet se mesazhi që dhanë shqiptarët sot ishte shumë i qartë, se duan të jetojnë në Shqipëri.

“Mesazhi që ata përcollën ishte pikërisht ky që ne duam të jetojmë në Shqipëri. Ne s’kemi pse t’i lëmë shtëpitë tona, vatrat tona, por duam që fëmijët t’i shkollojmë këtu, t’i rrisim këtu dhe ky duhet të jetë thelbi. Opozita si menaxhere duhet të ngulisë fortë spirancën mbi të cilën të vijojë aksionin politik”, u shpreh Nishani.

Më tej Nishani shton se  kjo protestë ishte  e rëndësishme për dy arsye. “Së pari masiviteti në prezencë, dhe mesazhi i qytetarëve, që duam ta jetojmë jetën në këtë vend”, tha ish presidenti Nishani.

Të fundit