Flash News

KRYESORE

Iu bashkuan protestës, Rama përjashton këshilltarët socialistë: Humbët mundësinë për të qenë pjesë e familjes

Iu bashkuan protestës, Rama përjashton këshilltarët

Kryeministri Edi Rama në konferencën e tij pas protestës për tarifën në Rrugën e Kombit, deklaroi se të gjithë këshilltaret socialist të Kukësit që kanë marrë pjesë në këtë protestë do të përjashtohen nga Partia Socialiste. 

“Çdo këshilltar socialist i Bashkisë së Kukësit që ka ngritur dorë qorrazi apo hapur, për protestën e inskenuar nga Tirana, e ka humbur po sot të drejtën që të jetë pjesë e familjes tonë politike”, deklaroi Rama.

Më tej ai shtoi, "Nuk janë Kukësi, Tropoja, Hasi dhe Shqipëria ata që nxitën këtë shfaqje të shëmtuar. Me vandalët ne do të sillemi siç e meritojnë shkelësit e ligjit, ndërsa me qytetarët ne do sillemi siç na e kërkon vizioni. Do shpegojmë me durim të gjithë të vërtetat e shtrembëruara prej gënjeshtarëve", tha më  tej Rama duke shtuar se po i përmbahen kontratës së 2010-s, sa i përket tarifës. 

Të fundit