Flash News


KRYESORE

Iu bë atentat në Vlorë, dëshmia e Eljus Thartorit: Më qëlluan me snajper me foshnjën në krahë, policia po hesht

Iu bë atentat në Vlorë, dëshmia e Eljus Thartorit: Më

Një atentat me armë zjarri u shënua mbrëmjen e 30 gushtit në Vlorë. Fillimisht ngjarja u raportua si një shpërthim me tritol, por policia e hodhi poshtë këtë verison. Shenjestra ishte shtetasi Eljus Thartori.

Në një lidhje nga spitali ku ndodhet Thartori për News 24 Thartori jep dëshminë e tij për ngjarjen.

“Po luftoj me jetën. Më kanë qëlluar me snajper. Policia e di shumë mirë me se jam qëlluar. Kam një plagë në trup. Jam qëlluar me snajper teksa kam mbajtur foshnjën në dorë. E vërteta të zbardhet, si nuk i gjeti autorët policia, i bie që është e lidhur me ata. Herën e fundit kam qenë në Angli, kam punuar në lavazh, por atje nuk të qëllon njeri se s’ke larë makinën mirë. Më pyetën ku dyshon dhe u thashë se s’jam zoti. Jam te Magdalena Ymeri dhe burri i saj se më thanë që do hakmerren ndaj meje. Nuk po i ve gishtin, por ja thashë policisë”- deklaroi Thartori.

Thatrori u plagos në 30 gusht në ballkonin e shtëpisë. Ai ka punuar si mësues i edukimit fizik në një shkollë 9 vjeçare. Përpara dy vitesh ai u pushua nga puna si mësues, pasi emisioni investigativ  “Fiks Fare”, publikoi video ku ish-mësuesi inkurajonte nxënësit të ofendonin drejtoreshën gjatë orës së mësimit. Thatrori ka qenë i dënuar me 10 vjet burg për vrasje.

Të fundit