Flash News

KRYESORE

Iu bë atentat nga dy persona të maskuar, ndërron jetë në spital shqiptari në Itali

Iu bë atentat nga dy persona të maskuar, ndërron jetë

Ka ndërruar jetë në spital shqiptari, të cilit iu bë atentat të dielën që shkoi në plazhin e Torvaianica-s, pranë Romës, Itali. Viktima është Selavdi Shehaj, 38 vjeç.

Ai u qëllua nga dy persona të maskuar në plazh, të cilët u larguan me shpejtësi nga vendngjarja me një motor. 38-vjeçari iu nënshtrua dy operacioneve në spitalin e San Camillos në Romë, por nuk ka arritur t'iu mbijetojë plagëve të marra.

Selavdi Shehaj ishte një person i njohur për drejtësinë italiane, pasi ishte dënuar më herët për krime të lidhura me drogën.

Të fundit