Flash News

KRYESORE

Iu dogj makina/ Gardiani: Nuk kam konflikte për shkak të detyrës, ku dyshoj

Gardiani i burgut të “Shënkollit”, Nikoll Prenga deklaroi se nuk mendon se makinës së tij iu vu flaka për shkak të detyrës, pasi nuk ka konflikte. Ai tregon për mediat se mendon se zjarrvënia në mjet ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje që ka për një biznes të tijin.

Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës së sotme në lagjen “Nënë Tereza” të qytetit të Lezhës.

“Sot nuk kam asnjë të dhënë, por dyshoj për gjëra të vogla të biznesit. Nuk kemi konflikte ekstreme. Nuk kisha menduar asnjëherë gjëra të tilla. Ndihem shumë i kërcënuar sepse nuk shoh që ngjarja të zbardhet imtësisht me ekspertiza të sakta”, tha Prenga.

Ndërkohë që policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Të fundit