Flash News

KRYESORE

Iu drejtua 'tradhëtarëve' me termin 'gomerë', deputeti i Kosovës i kthen përgjigje Ramës

Iu drejtua 'tradhëtarëve' me termin 'gomerë',

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Rama, i cili u shpreh në konferencën e shtypit pëkrah Haradinajt se ata që quajnë Thaçin tradhëtar janë gomerë.

Selimi i kujton Ramës ta gjejë vetë ai se kush është gomar, por se shitësit apo falësit e territoreve janë tradhëtar.

“Edi, ti gjeje vetë kush është gomar, kurse ne po të tregojmë që ai që jep (shet apo falë) teritore të atdheut quhet tradhëtar. Po e gjete ndonjë fjalë tjetër, na e thuaj në vitin tjetër!”, ka shkruan ai.

Hashim Thaçi, prej tre muajsh ka mbështetur idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë; ide për të cilën Qeveria e Shqipërisë nuk ka ende një qëndrim zyrtar.

Të fundit