Flash News

KRYESORE

Iu gëzua vdekjes së fëmijëve, Genta Kaloçi “inspirohet” në takimet me Nexhmije Hoxhën

Edhe pse është në moshën 97 vjeçare, Nexhmije Hoxha duket se e ka ende fuqinë për të manipuluar dhe për të krijuar qenie jo-njerëzore. I tillë është rasti i Genta Kaloçit, komunistja e cila publikoi në rrjetin social ‘Facebook’ një status skandaloz dhe të pashpirt ku i gëzohej vdekjes së disa fëmijëve, vetëm sepse prindërit e tyre, figura publike, kritikojnë sistemin komunist për  pasojat e rënda që shkaktoi te shqiptarët.

Kaloçi ka qenë më parë kandidate e Partisë Komuniste në zgjedhjet parlamentare dhe në postimet e saj i bën shpesh herë elozhe diktatorit Enver Hoxha.

Genta Kaloçi është gjithashtu një vizitore e shpeshtë në shtëpinë e Nexhmije Hoxhës, me të cilën ka publikuar foto në ‘Facebook’. Foto të ngjashme ka publikuar edhe bashkëshorti i Gentës.

Por për ta njohur më mirë se kush është Genta Kaloçi mjafton të lexosh prezantimin që ajo i bën vetes: “Unë jam një hiç, që mundohem të bëhem dikush në asgjënë universale! hiç×dikush=asgjë. Kujdes nga hiçi!”

Të fundit