Flash News

KRYESORE

Iu gjet kokainë në makinë dhe kanabis në shtëpi, shpallet në kërkim 46-vjeçari

Iu gjet kokainë në makinë dhe kanabis në shtëpi,

46 vjeçari me iniciale D.Y nga fshati Kreshpan i Gjirokastrës është shpallur në kërkim nga policia  pasi iu gjet ditën e djeshme 3 Kg e 545 gram Kokainë në pikën kufitare Kakavijë. Pas kontrollit në banesën e tij policia gjeti 10.3 Kg kanabis si dhe 10 gram kokainë.

Policia e Gjirokastrës njofton:

Shpallet në kërkim pronari i automjetit ku u gjet 3 Kg e 545 gram Kokainë nga Policia Kufitare Kakavijë. Gjenden dhe sekuestrohen në banesën e tij 2.3 Kg lëndë narkotike në formën e çokollatës, 8 kg Cannabis Sativa dhe 10 gramë Kokainë.

 Në lidhje me operacionin e ditës së djeshme ku Policia Kufitare Kakavijë goditi një rast të trafikimit të lëndëve narkotike, ju informojmë se: Në vijim të veprimeve të përbashkëta me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Gjirokastër, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ushtruan kontroll në banesën e pronarit të automjetit në të cilën u gjet lënda narkotike e dyshuar Kokainë.

 Si rezultat i kontrollit të ushtruar në fshatin Kreshpan në banesën e shtetasit D.Y., 46 vjeç, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

  • 10.3 Kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, ku një sasi ishte e presuar në formën e çokollatës.
  • 10 gramë Kokainë, si dhe 1 peshore elektronike.

Në vijim të veprimeve të kryera u bë shpallja në kërkim e shtetasit D.Y., si edhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope" parashikuar nga Nenet 283 dhe 284/c të Kodit Penal.

Të fundit