Flash News

KRYESORE

Iu gjetën 863 mijë euro dhe patentat e Tahirit, gjykata liron biznesmenin Orest Sota

Në seancën e sotme për biznesmeni Orest Sota, Gjykata e Apeli ka vendosur ndryshimin e masës së dënimit, nga “arrest me burg” në “Lirim me garanci pasurore”. Gjykata e Apelit ka vendosur që të liroj Orest Sotën kundrejt sigurisë pasurore me 50 milion lekë.  

Gjithashtu gjykata urdhëroi që Sota të paraqitet sa herë të jetë e nevojshme për hetimin.

 Familjarët e Sotës do të derdhin në një bankë të nivelit të dytë paratë dhe më pas biznesmeni do të lihet i lirë por me detyrim paraqitje në shërbim të hetimeve. Ai duhet të paraqitet të paktën një herë në muaj ndërkohë që Sota dhe avokati i tij janë  shprehur të gatshëm për tu paraqitur sa herë që prokurorët ta thërrasin si për pyetje ashtu edhe për hetime të mëtejshme.  

Familjarët pretendojnë se paratë të cilat i janë gjetur në makinë janë të ligjshme dhe se janë tërhequr nga nj bankë e nivelit të dytë para disa kohësh dhe janë përdorur për kurimin e nënës së Orest Sotës.

Të fundit