Flash News

KRYESORE

Iu gjetën mina dhe drogë në makinë, arrestohet vëllai i moderatores së njohur

Iu gjetën mina dhe drogë në makinë, arrestohet vëllai i

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionit "Telekomanda", gjatë të cilit u bë e mundur kapja e shtetasit Endrit Vejsiu, 29 vjeç, nga Tirana, pasi në aksin rrugor Milot – Lezhë, në mjetin e tij tip “Opel” në një gomë rezervë në bagazh, iu gjetën të fshehura 4 mina me telekomandë dhe rreth 3 kilogramë lëndë narkotike, e paketuar gati për shitje.

29-vjeçari i arrestuar është vëllai i një prej emrave më të njohur të televizioneve shqiptare, Alketa Vejsiut.

"Arrestimi i Vejsiut u bë për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Trafikim i lëndëve plasëse”, tha Drejtori i Policisë Vendore Lezhë.

Të fundit