Flash News

KRYESORE

Iu hoq pasaporta diplomatike, Andi Lila i indinjuar me ministrin Cakaj

Mbrojtësi Andi Lila është shprehur i pakënaqur me vendimin e ministrit Gent Cakaj, që iu ka hequr të gjithë futbollistëve pasaportat diplomatike. Sipas lojtarit të Tiranës, ministri i Jashtëm në detyre, duhej të ishte treguar më i kujdesshëm ndaj Kombëtares dhe kontributit që ata kanë dhënë në përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në botë.

“Jam shumë i indinjuar me këtë ministrin e ri nga Kosova (Gent Cakaj) që na ka hequr te gjithe futbollisteve te ekipit kombetar pasaportat diplomatike 10-vjeçare. Ata na i pati dhënë kryeministri (Edi Rama) në 2016, kur u kthyen nga finalet e evropianit”, sqaroi Lila ne emisionin "Procesi Sportiv", teksa po diskutohej për arritjet e përfaqësueses së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Veç sportistëve, Cakaj u ka kequr pasaportat diplomatike disa kategorive te tjera, si: Kryetarëve të partive politike të përfaqësuara në Kuvend ose në Këshillin e Ministrave, ish-ministrave të Punëve të Jashtme, guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, inspektorit të Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, zëvendëskryetarëve të Kuvendit, bashkëshortëve të anëtarëve të Qeverisë, e të tjere.

Të fundit