Flash News

KRYESORE

Iu hoq patenta se po ecte me shpejtësi, reagon Shkëlzen Berisha: Kërkoj ndjesë! Një shpifje është shpërndarë nga...

Iu hoq patenta se po ecte me shpejtësi, reagon Shkëlzen Berisha:

Shkëlzen Berisha ka reaguar pasi policia i hoqi patentën për shkak të tejkalimit të shpejtësisë pranë një qendre tregtare në Tiranë.

Nëpërmjet një postimi në Faceook, Berisha ka kërkuar ndjesë për shpejtësinë e madhe, duke theksuar se ajo merr jetë. Ndërkaq, ai sqaron se lajmi që ka kundërshtuar policinë, është një shpifje.

“Te dashur miq se pari me duhet ta nis me nje ndjese per kalimin e shpejtesise se lejuar sepse ajo kercenon jeten e te gjitheve. Se dyti, ne lidhje me nje shpifje te shperndare sot nga media prane qeverise deshiroj te sqaroj se per asnje moment dhe ne asnje rrethane, asnje procedure ligjore apo punonjes i rendit nuk eshte kundershtuar nga une gjate ushtrimit te detyres.

Dokumenti i kerkuar ne zbatim te ligjit eshte dorezuar po ne zbatim te ligjit, pa asnje lloj debati, kundershtimi apo refuzimi. Nese do ishte ndryshe sot ne vend te shpifjeve te mediave prane qeverise do duhej te kishim nje padi nga ana e policise per kundershtim te saj gjate ushtrimit te detyres. Por ne vend te akuzes kemi shpifjen, sepse e para kerkon prova ndersa e dyta vetem leket e atyre qe e sponsorizojne”, shkruan ai.

Kujtojmë se burime për Report TV thanë se Shkëlzen Berisha po lëvizte me shpejtësi 128 km.h me një makinë tip Benz S320. Po të njëjtat burime shtuan se ai fillimisht ka kundështuar policinë.

Të fundit