Flash News

KRYESORE

Iu nënshtrua procesit të Vetingut, gjyqtari Artan Laze: Janë shtrembëruar faktet! Kam marrë kërcënime

Iu nënshtrua procesit të Vetingut, gjyqtari Artan Laze: Janë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rrëzuar sot kërkesën e bërë nga gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Artan Laze, për përjashtimin e trupës që do shqyrtojë dosjen e tij.

Gjyqtari Artan Laze pas nënshtrimit ndaj procesit të Vetingut nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, u shpreh se ndaj tij janë shtrembëruar faktet.

Laze në një deklaratë për median u shpreh i bindur se do të rikonfirmohet në detyrë.“Kam besim te drejtësia sepse në konkluzionet kishte shumë fakte, që komisioni do i rivendosë. Kam besim se do të rikonfirmohem në detyrë”, u shpreh Laze.

Gjyqtari Laze tha se ka marrë kërcënime pasi ka dhënë disa dënime përjetë, dhe kërkoi që KPK t’i shqyrtojë më mirë këto raste për të mos i hedhur në rrugë gjykatësit.

“Edhe gjatë detyrës sime, por edhe në kohën që u shkëputa jam kërcënuar, doja të jepja një mesazh, jo vetëm për mua, por me shumicën e gjyqtarëve që kanë dhënë drejtësi. KPK duhet që të ketë shumë kujdes, të vendosë në peshore”, tha Artan Laze.

Sipas KPK-së gjyqtari Laze ka fshehur pasurinë, por ai pretendon se është gënjeshtër e Bankës dhe ILKDPI që ka bërë deklarim të rremë.

Të fundit