Flash News

KRYESORE

Iu prish planet Bayernit dhe Barcelonës, Klopp tenton talentin më të madh në Gjermani

Iu prish planet Bayernit dhe Barcelonës, Klopp tenton talentin më

Te Liverpool janë gati të ofrojnë 125 milionë euro për njërin nga lojtarët më të kërkuar në treg, Kai Havertz. Ndoshta shumë prej jush nuk e njohin, por ai kërkohet me ngulm nga Bayern dhe Barcelona.

Për t'iu prishur mendjen drejtuesve të Bayer Leverkusenit, Jurgen Klopp do të kërkojë mbështetjen e klubit të kuq për të paguar shifrën 125 mln euro, duke vendosur kështu edhe një rekord.

Blerja më e shtrenjtë në historinë e Liverpool-it deri tani ka qenë Virgil van Dijk, i cili u ble për rreth 85 milionë euro nga Southampton.

Kontrata aktuale e Havertzit në "Bay Arena" skadon në vitin 2022. 20-vjeçari mendohej se do të bëhej lider i sulmit bavarez ose i katalanasve, por me një trajner si Klopp nuk ke asgjë të sigurt.

Të fundit