Flash News

KRYESORE

Iu propozua mësimdhënie në Harvard, Chiellini pranon vetëm me një kusht

Iu propozua mësimdhënie në Harvard, Chiellini pranon vetëm

Pas ndeshjes së Ligës së Kampioneve, trajneri i Manchester United, Jose Mourinho i propozoi mbrojtësit të Juventusit, Chielini që të japë leksione në Universitetin e Harvardit për të mësuar të tjerët sesi të mbrojnë; një sugjerim ironik i portugezit.

Mbrojtësi i Juventusit, i diplomuar për ekonomi në Universitetin e Torinos, nuk e ka hedhur poshtë idenë, por me kushtin që të mos japë mësime në mbrojtje.

"Po, do të doja të shkoj atje. Për një diplomë master në ekonomi megjithatë, jo për të dhënë mësime në mbrojtje", u shpreh me humor 35-vjeçari.

Të fundit