Flash News

KRYESORE

Iu refuzua azili pas përgjigjes së Shqipërisë, ç ‘shkruajnë mediat suedeze për vrasjen e Marjo Majollarit

Një 28 vjeçar u dëbua në Shqipëri pavarësisht pranimit të kërkesës se ishte i kërcënuar me jetë, për shkak të gjakmarrjes. Dje ai u qëllua për vdekje në mes të rrugës.

"Ai kishte thënë se nëse do ta kapnin, do ta qëllonin për vdekje" tha Anders Hedqvist, i cili ishte menaxher i faqes në strehimin e azilit, ku 28 vjeçari ishte vendosur gjatë kohës që kërkonte azil.

Ishte maj i vitit 2014 kur 28-vjeçari nga Shqipëria aplikoi për një leje qëndrimi në Suedi. Ishte konsideruar se nuk kishte nevojë për mbrojtje, pavarësisht se kishte treguar për hakmarrjen ku familja ishte përfshirë dhe ishte kërcënuar që kur babai i tij ishte arrestuar.

Në Gusht të 2015-ës, Bordi i Migracionit refuzoi kërkesën e tij për azil. Ai e apeloi këtë vendim duke kërkuar që azili të aprovohej, por kërkesa e tij sërish u refuzua dy ditë përpara Krishtlindjeve të të njëjtit vit. 28-vjeçari bëri kërkesë për gjykim në Gjykatën Supreme të Migracionit, por iu refuzua dhe u kthye në Shqipëri në Pranverën e vitit 2016.

“Ai u njoftua kur mori refuzimin për azil. Tha se nuk mund të qëndrojë në Shqipëri dhe duhet të shkojë në një shtet tjetër për të punuar“, thotë Anders Hedqvist.

Sipas informacioneve që disponojnë dhe i kanë bërë publike, Gjykata e Migracionit në Goteborg vendosi të refuzojë kërkesën e 28-vjeçarit sepse dëshmia e tij nuk u konsiderua e besueshme dhe nuk besonin se ekzistonte kërcënim real në Shqipëri për Marion. Shtypi suedez thotë se vendimi i Gjykatës u bazua edhe mbi informacionin e përcjellë nga Shqipëria, duke bërë që trupa gjyqësore të arrinte në përfundimin se “pavarësisht mangësive aktuale, sistemi gjyqësor në Shqipëri mund të ofrojë mbrojtje për konfliktet e gjakmarrjes”.

 

Të fundit