Flash News

KRYESORE

Iu sekuestrohen 650 kg kokainë, si ishte i organizuar grupi kriminal shqiptaro-italian

Iu sekuestrohen 650 kg kokainë, si ishte i organizuar grupi kriminal

Gjatë hetimeve për një sasi kokaine prej 650 kg të gjetur brenda një kontejneri me kafe në portin e Livornos, autoritetet italiane kanë zbuluar aktivitetin e një organizate të specializuar në trafikun ndërkombëtar të drogës, e cila drejtohej nga Salvatore Casamonica, anëtari i familjes së njohur mafioze nga Roma dhe shqiptari Dorian Petoku.

Petoku u arrestua në Tiranë nga policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza dhe do të ekstradohet në Itali së shpejti, ku do të përballet me akuzat për trafik ndërkombëtar droge.

Mediat italiane sqarojnë deri në detaje aktivitetin e organizatës mafioze, duke raportuar se grupi ku luante rol drejtuesi 31-vjeçari shqiptar, organizonte dhe financonte blerjen e sasive të mëdha të drogës, të destinuara për në sheshet romake dhe napolitane.

Petoku raportohet të ketë pasur lidhje me trafikantët brazilian të drogës, prej të cilëve kishte siguruar sasi shtesë të kokainës, teksa ai mbështetej nga miku i tij malazez Tomislav Pavloviç, i cili shkoi në disa raste në Brazil, në qytetin e Sao Paulos, për të siguruar logjistikën e trafikut.

Malazezi nën urdhrat e Petokut punoi me ndihmën e grupeve kriminale lokale duke u ofruar ryshfet zyrtarëve doganorë në detyrë në aeroportin e metropolit brazilian, në mënyrë që të shmangeshin të gjitha kontrollet për trafikun e kokainës.

Ndërkohë, transporti i ngarkesave të drogës do të bëhej duke përdorur një avion privat, ku në çdo udhëtim do të transportohej rreth 1 ton drogë.

Të fundit