Flash News

KRYESORE

I’u sekuestrua 1 milion euro pasuri, fieraku u arrestua në 2014-ën por u arratis nga shtëpia

I’u sekuestrua 1 milion euro pasuri, fieraku u arrestua në

Policia njoftoi sot sekuestrimin e pasurisë së 50-vjeçarit, Vangjel Ziaj i njohur ndryshe edhe si Arben Gropa, i cili është dënuar nga autoritetet italiane me 32 vjet e 6 muaj burg për veprën penale "Trafiku i narkotikëve” dhe është duke vuajtur dënimin në Itali.

Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën e 1 milion euro ku përfshihet kompleks shërbimesh “Pelikani” i ndodhur në lagjen "Sheq i Madh" Fier, një apartament me sipërfaqe 70 metra katror në lagjen "Kryengritja e Fierit" si dhe një automjet i markës "Benz".

Vangjel Ziaj (Arben Gropa) u arrestua më 20 janar të vitit 2014. Në pritje të ekstradimit në Itali, gjykata caktoi ndaj tij masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ por ai u arratis nga banesa 7 muaj më pas.

Pas gati një viti në arrati Ziaj u arrestua sërish dhe u ekstradua në Itali për të vuajtur dënimin.

 

Të fundit