Flash News

KRYESORE

Iu sekuestrua llogaria bankare, ‘Ecoalmax’ u themelua pas kapjes së kokainës dhe administohej nga babai i Arbër Çekajt

Në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’, Policia e Shtetit njoftoi se ka sekuestruar llogaritë bankare të dy të subjekteve “Arbri Garden” shpk dhe “Ecoalmax” shpk, të cilat dyshohet se kanë lidhje 613 kokainën e sekuestruar në fund të shkurtit. Vlera totale e sekuestruar është rreth 38 mijë dollarë dhe mbi 10 milion lekë (të reja).

Nga të dhënat në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton se kompania e dytë “Ecoalmax” është themeluar në 21 mars 2018, ose e thënë ndryshe 21 ditë pas sekuestrimit të kokainës në Maminas dhe menaxhohet nga Selim Çekaj, babai i Arbër Çekajt.

Vendodhja e kompanisë është në Maminas në të njëjtin vend me “Arbri Garden”: “Durres Maminas- Rruga Dytesore Maminas-Durres, Magazine, me nr.pasurie 328/44, zona kadastrale 3796”. Pikërisht në këto magazina efektivët e Policisë sekuestruan drogën.

Aktiviteti i kompanisë është i shtrirë në disa fusha, si:Investimet ne fushen e medias; import eksport, prodhim, tregtim i artikujve te ndryshme te gjitha llojeve, me shumice dhe pakice si: Lule, fidane dhe bime te ndryshme te tjera; tregtim artikuj te ndryshem ushqimore; tregtim e pijeve alkoolike te bura, vere; tregtim automjetesh te çdo lloji, marke e tonazhi dhe hapje agjenci turistike, etj.

Personi i dyshuar si pronari i kokainës u arrestua më 4 maj pranë Duseldorfit në Gjermani dhe kanë filluar procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Të fundit