Flash News

KRYESORE

Iu sekuestruan 1.5 milionë euro nga pasuria, reagon ish-drejtori i ALUIZNI-t: Deklaratat e policisë të pavërteta

Iu sekuestruan 1.5 milionë euro nga pasuria, reagon ish-drejtori i

Ish-kreu i ALUIZNI-t  Ferdinand Shehu ka reaguar për sekuestrimin e 1,5 milionë eurove, që sipas policisë po i transferonte jashtë shtetit me anë të një banke të nivelit të dytë në Shqipëri.

Në një prononcim për ABC News, Shehu  i quan të pavërteta deklarimet e policisë.

Më tej ai ka deklaruar se do të ngrejë padi ndaj Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit për bllokimin e çdo llogarie.

“Jam në Itali bashkë me familjen, më kanë bllokuar çdo cent në llogarinë bankare. Kam 8 vite në Shqipëri, pse nuk është bërë asnjë hetim ndaj meje? Çdo lëvizje e kam bërë nëpërmjet bankës. Shteti kishte plot kohë për të më hetuar, por gjeti momentin kur ika në Itali me pushime. Do bëj padi ndaj prokurorisë dhe policisë, pasi nuk më kanë thirrur asnjëherë për këtë hetim”, tha Shehu.

Shehu u shkarkua nga posti që mbante në vitin 2011 me motivacionin për mungesë integriteti personal dhe mashtrim të organeve emëruese përmes manipulimit në jetëshkrim.

 

 

Të fundit