Flash News

KRYESORE

Iu sekuestruan 1.5 milionë euro, pse dështoi sot seanca për ish-drejtorin e ALUIZNI-t

Iu sekuestruan 1.5 milionë euro, pse dështoi sot seanca për

Ka dështuar sot seanca gjyqësore ndaj Ferdinand Shehut, ish-drejtorit të ALUIZNI-t për rajonin e Tiranës në vitet 2006-2011.

Pak ditë më parë, policia, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës i sekuestroi 1.5 mln euro, ndonëse ai i quan të pavërteta deklarimet e policisë.

Shkak për shtyrjen e seancës, ku ish drejtori kërkon heqjen e sekuestros, është bërë mungesa e prokurorit të çështjes për shkak se është me leje dhe seanca e radhës u shty për në shtator.

Ish-kreu i ALUIZNI-t  Ferdinand Shehu, sipas policisë po i transferonte 1.5 milionë euro jashtë shtetit me anë të një banke të nivelit të dytë në Shqipëri.

Shehu u shkarkua nga posti që mbante në vitin 2011 me motivacionin për mungesë integriteti personal dhe mashtrim të organeve emëruese përmes manipulimit në jetëshkrim.

Të fundit