Flash News

KRYESORE

Iu shemb tavani i klasës, drejtoresha e shkollës: Nuk është faji i rikonstruksioneve të 2016-ës, por i të 2004-ës

Pas incidentit të ndodhur në shkollën “Osman Myderizi” në Kryeqytet, ku suvaja e tavanit iu shemb mbi kokë mësueses e cila po zhvillonte mësimin, ka reaguar  drejtoresha e  kësaj shkolle.

Ajo  tha se nuk ka pasur rikonstruktim të këtij institucioni në 2016-ës, pasi sipas saj riparimet janë kryer në 2004-ës, dhe se ato të 2016-ës ishin të pjesshme.

“Rikonstruksioni i pjesshëm do të thotë që aty ku ka pasur probleme me ndriçimin janë bërë riparime, së bashku me suvanë” u shpreh drejtoresha.

 Ndërkohë që kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në atë kohë reklamonte punën e tij si një rikonstruksion total të shkollave në kryeqytet, kjo drejtoreshë del kundra deklaratave të Veliajt.

Të fundit