Flash News

KRYESORE

Iu zbulua dënimi në Itali, gjyqtari rrëfen mes lotësh: Sakrifikova jetën time për nipin 9-vjeç, e shpëtova nga vdekja

Iu zbulua dënimi në Itali, gjyqtari rrëfen mes lotësh:

Mes lotësh ka rrëfyer historinë e dënimit në Itali nga gjykata e Pizas në vitin 1999, kur ai është pjesë e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, konkretisht anëtar i gjykatës së Shkodrës.

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza ka treguar në seancën e sotme të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit se si është dënuar, por duke mos pranuar krimin për të cilin ishte dënuar me 40 ditë. Thanza ishte dënuar për vjedhje e kryer në bashkëpunim, por gjyqtari ka shpjeguar se krimin e kishte marrë përsipër të shpëtuar nipin e tij 9 vjeç në atë kohë, pasi vjedhjen e kishte kryer ish-kunata.

“Nipi im ishte 9 vjeç dhe vuante nga një sëmundje e rëndë. Në atë kohë e dërguam për kurim në Itali dhe ish-kunata ime bëri një vepër të turpshme. Kur u zbulua e mora unë përsipër pasi nëse do të depërtohej në Shqipëri, nipi im s’do mbijetonte. Unë kam sakrifikuar jetën time dhe e pranoj krimin, por jam krenar që e kam kryer në emër të humanzimit. Sot nipi im jeton, është 28 vjeç dhe punon jashtë si jurist”, është shprehur gjyqtari i cili në fund të rrëfimit të tij është përlotur, bashkë me familjarët e tij të cilët kishin ardhur për ta mbështetur.

Të fundit