Flash News

KRYESORE

Ivanka Trump e pranishme në takimin Hoti-Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë, çfarë kërkoi vajza e presidentit amerikan

Ivanka Trump e pranishme në takimin Hoti-Vuçiç në

Në raundin e dytë të bisedimeve mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, e pranishme në Shtëpinë e Bardhë ka qenë edhe vajza e presidentit amerikan, Ivanka Trump.

Pjesëmarrja e saj shihet si një zhvillim i veçantë, pasi mediat raportojnë se Ivanka u bashkohet vetëm takimeve të rëndësishme diplomatike për të cilat babai i saj Donald Trump, ka interes të theksuar.

Mësohet se Ivanka ka folur për tema të rëndësishme, për zhvillimin e ndërmarrjes në Ballkan dhe veçnërisht për mbështetjen e grave në Beograd e Prishtinë

Ndërkohë, presidenti i Serbisë, Vuçiç deklaroi në takimin në Washington se në këtë takim u fol shumë për Lindjen e afërt dhe se amerikanët shpenzuan shumë kohë duke folur për këtë rajon dhe posaçërisht për marrëveshjen që arritën Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Të fundit