Flash News

KRYESORE

Ivi Kaso: Opozita parlamentare është thjesht një zgjatim i qeverisë

Ivi Kaso: Opozita parlamentare është thjesht një zgjatim i

Sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike Ivi Kaso mendon se opozita parlamentare është thjesht një shtojcë e qeverisë dhe se ajo jashtë parlamentit i ka synimet e qarta.

“Opozita parlamentare është thjesht një zgjatje e qeverisë . Në këtë vend ka vetëm një opozitë e cila është duke bërë atë që është detyra e çdo opozite; të denoncojë, të jetë përballë qeverisë që tashmë kontrollon të gjitha pushtetet por nga ana tjetër edhe të japë dhe alternativën. Jam i bindur se në kushtet e demokracisë së brishtë, çdo lloj sistemi elektoral nuk do të mundte ta shmangte të metën e funksionimit të demokracisë në përgjithësi dhe të mirëfunksionimit, qoftë edhe të brendshëm, të partive politike, sidomos të partive të mëdha të cilat janë asete publike.”, tha Kaso në Abc news.

Ai kujtoi se PD-ja në tryezën e parë kur u thirrën me kërkesë të OSBE-së, propozoi 5 pika.

“Në pikën e parë kanë qenë propozime konkrete për demokratizimin e brendshëm të funksionimit të partive politike, për përcaktimin e rregullave të qarta të lojës, duke synuar që në këtë mënyrë zgjidheshin ato problematika të konstatuara deri më tani, pasi nuk mohojmë faktin se janë vërejtur problematika por ndryshimi i sistemit nuk do të thotë se do zgjidhte problemet brenda partive apo jashtë tyre.”, tha sekretari për çështjet zgjedhore në PD.

Ai shtoi se PD ka propozime për reformën zgjedhore për sjelljen e partive, edhe  pa prekur sistemin.

“Mund të preket sistemi, po them vetëm një alternativë, ndoshta jo më e mira. Kemi artikuluar që kur e dhamë këtë zgjidhje, e konsideruam domosdoshmëri hartimin dhe implementimin e rregullave për rritjen e demokracisë së brendshme të partive por nuk e dhamë si zgjidhje të vetme. Nga ana tjetër jemi të gatshëm të ulemi me aleatët në radhë të parë dhe me gjithë spektrin politik për të evidentuar një sistem më të mirë  nëse ka.

Kjo do të zgjidhte problemet e brendshme demokratike të dy partive të mëdha por nuk do të zgjidhte mënyrën se si bëhet ndarja e votës, pra nuk do të zgjidhte problemin e përfaqësimit të partive të vogla që e kanë ngritur këtë shqetësim.”

Të fundit