Flash News

KRYESORE

Ivica Daçiç merr mikrofonin dhe performon përpara Erdoganit këngën “Osman Aga” (Artiola Toskës as nuk i afrohet)

Ivica Daçiç merr mikrofonin dhe performon përpara Erdoganit

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka një fiksim të veçantë sa herë që në Beograd i shkojnë të ftuar të rëndësishëm. Ai ngrihet gjatë darkës dhe përpara të të ftuarve performon një këngë që lidhet me ta.

Kështu bëri kur në Beograd ishte kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe njësoj ka vepruar edhe gjatë darkës së shtruar për nder të presidentit truk, Rexhep Taip Erdogan.

Daçiç ka zgjedhur një këngë që është shumë familjare edhe për shqiptarët, “Osman Aga”. Kjo këngë e performuar nga Daçiç, dhe që vendoset në çdo dasmë në Ballkan, ka marrë duartrokitjet e agait të Turqisë dhe presidentit serb, të ulur krah njëri-tjetrit në tavolinë.

 

 

Të fundit