Flash News

KRYESORE

Izet Haxhia merret në pyetje nga Krimet e Rënda. Avokati i tij tregon 23 krimet për të cilat ai akuzon Sali Berishën

Izet Haxhia merret në pyetje nga Krimet e Rënda. Avokati i tij tregon

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur sot marrjen në pyetje të Izet Haxhisë bën me dije një shkrim në gazetën ‘Panorama’, sipas të cilës Haxhia ka bërë kallzim për ish kryeministrin Sali Berisha.

Ka qenë Idajet Beqiri, avokati i Izet Haxhisë, ai që ka bërë të ditur këtë lajm për ‘Panoramën’. Sipas tij, Haxhia e akuzon Berishën për 23 krime.

“Sot filloi sipari i regjistrimit të procedimit penal me kallëzues Izet Haxhinë kundër Sali Berishës dhe bashkëpunëtorëve të tij në kryerjen e një numri të konsiderueshëm krimesh, nga vrasje, deri në akte terroriste, vjedhje, grabitje etj. Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi sot marrjen e deklarimeve të Izet Haxhisë”, ka thënë Beqiri.

Të fundit