Flash News

KRYESORE

Izolimi në shtëpi, çfarë ndodh me trupin tonë?

Izolimi në shtëpi, çfarë ndodh me trupin tonë?

Qëndrimi i gjatë në shtëpi, mungesa e aktivitetit fizik dhe reduktimi i marrëdhënieve sociale ka pasoja në trupin dhe mendjen tone.

Më tepër mungesa e aktivitetit fizik ndikon në shëndetin tonë mendor.

Kjo shpjegon pse ndiheni në trishtuar, acaroheni lehtësisht apo keni herë pas here ndjesi të pakëndshme që ju duket sikur erdhën nga asgjëja.

Nga 2 javë mungese aktiviteti masa muskulare dobësohet. Studimet kanë treguar që obezët që prej kohësh ushtrohen dhe pastaj marrin një muaj pushim, e humbasin të gjithë përmirësimin që mund të kenë marrë gjatë kohës kur merreshin me aerobi.

Qëndrimi për ditë të tëra në shtëpi, shkakton dobësim të muskujve prandaj është e rëndësishme të ushtroheni në ambientet tuaja. Sigurisht që kjo periudhë e vështirë shoqërohet me ngjarje post traumatike, depresion, konfuzion, frikë. Njerëzit më të ndjeshëm ndaj kësaj, janë ata që kanë patur apo vazhdojnë të kenë probleme me shëndetin mendor.

Gjithsesi sa shumë i vuan dikush pasojat e karantinimit, varet edhe nga karakteri i njeriut. Për ekstrovertët, që duan të dalin gjithë kohës dhe të jenë në kontakt me njerëz të tjerë, është më e vështirë se për introvertët, të cilët gjejnë rehat në kolltukun dhe librin e preferuar.

Përsa i përket përmirësimit të humorit, konsideroni komunikimin virtual.

Burimi: Gazeta Telegraf

Të fundit