Flash News

KRYESORE

Izolimi rezultoi me sukses, një shtet në Europë mund të heqë masat ndaj Covid-19 pas Pashkëve

Izolimi rezultoi me sukses, një shtet në Europë mund të

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, shpreh optimizëm se vendi i saj do jetë në gjendje të fillojë një rihapje graduale pas Pashkëve.

Nëse numri i rasteve të prekura nga koronavirusi dhe vdekjeve mbetet i qëndrueshëm, kjo do të ndodhë, tha Frederiksen gjatë një konference për shtyp ditën e hënë.

Vendi nordik, i cili ka raportuar 77 vdekje të lidhura me koronavirusin, filloi izolimin më 11 mars.

"Gjatë javës së kaluar numri i të shtruarve në spital është rritur pak më ngadalë se një javë më parë dhe pa shpërthimin në numrat që kemi parë në vendet e tjera," tha Frederiksen.

Numri i vdekjeve u ngadalësua në pesë të dielën nga tetë dhe 11 përkatësisht të shtunën dhe të premten. Danimarka ka raportuar gjithsej 2,577 njerëz të infektuar.

"Nëse gjatë dy javëve të ardhshme përgjatë Pashkëve vazhdojmë të mbajmë distancën sociale, dhe nëse numrat mbeten të qëndrueshëm për dy javët e ardhshme, atëherë qeveria do të fillojë një hapje graduale, të qetë dhe të kontrolluar të shoqërisë sonë përsëri”, tha Frederiksen.

Danimarka vendosi masa më të rrepta në jetën e përditshme krahasuar me Italinë ose Francën.

Por qasja daneze ka qenë dukshëm më e ashpër sesa ajo e vendit fqinj të Bashkimit Evropian, Suedisë, e cila mbetet kryesisht e hapur për biznes.

Autoritetet daneze kanë kufizuar kuvendin publik në pjesëmarrjen e 10 ose më pak njerëzve, kanë urdhëruar mbylljen e shkollave, universiteteve, kujdesit ditor, restoranteve, kafeneve, bibliotekave, palestrave dhe salloneve të flokëve, dhe mbylljen e të gjitha kufijve për shumicën e të huajve.

Një rihapje me siguri do të thotë njerëz që ndjekin shkolla dhe punojnë në për të shmangur trafikun dhe shumë njerëz që mblidhen në publik në të njëjtën kohë, tha Frederiksen.

Burimi i lajmit: TheStar.com

Të fundit