Flash News

KRYESORE

Izolimi total i zonave të kuqe në Itali për koronavirusin, Manastirliu diskuton me Komitetin Teknik të Ekspertëve

Izolimi total i zonave të kuqe në Itali për koronavirusin,

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka mbledhur Komitetin Teknik të Ekspertëve për të diskutuar mbi  masat parandaluese për përhapjen e mundshme të koronavirusit në Shqipëri.

Takimin e paqyron në Facebook, ku shkruan se çdo masë që mund të merret në vendin tonë, do të konsultohet me ekspertët.

Po ashtu ministrja thekson se deri tani, në vendin tonë ende nuk ka konfirmim për person të prekur nga virusi Covid 19.

Postimi i Manastirliut:

Po diskutojmë në këto momente me ekspertët e komitetit teknik, për masat e shtuara për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri, pas vendimit që hyri sot në fuqi në vendin fqinj për izolimin total të zonave të kuqe

Çdo masë e shtuar dhe vendim që do të merret, do të vendoset nga eskpertët!

Deri në këto momente, nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë!

Të fundit