Flash News

KRYESORE

Izolohen nga bora, gruaja lind në qendrën shëndetësore të fshatit

Izolohen nga bora, gruaja lind në qendrën shëndetësore

Një grua ka sjellë në jetë fëmijën në fshatin Labinot Katund të Elbasanit. Në mëngjes rruga ka qenë e bllokuar nga bora duke bërë të pamundur udhëtimin drejt Elbasanit.

Për këtë arsye janë njoftuar emergjencat civile të cilat janë lidhur me spitalin e Elbasanit. Ndërsa gruaja u shtrua në qendrën shëndetësore të fshatit.

Mjekët nga Elbasani u kanë dhënë asistencën e nevojshme infermierëve që kanë asistuar ardhjen në jetë të një djali të shëndetshëm. Shefi i shtabit të emergjencave në prefekturën e Elbasanit, Mustafa Arapi, u shpreh për InfoElbasanin se gjithçka është në rregull dhe se nëna bashkë me fëmijën gëzojnë shëndet të plotë.

Të fundit