Flash News

KRYESORE

Izrael/ Meta: Krenar që jam president i një vendi që shpëtoi mijëra jetë hebrenjsh

Izrael/ Meta: Krenar që jam president i një vendi që shpëtoi

Presidenti Ilir Meta mori pjesë në forumin e pestë botëror të holokaustit në Izrael. Ai u takua me homologun e tij izraelit Yuli Edelstein. Meta u shpreh se ndjehet krenar që është kreu i një shteti i cili ka shpëtuar mijëra jetë hebrenjsh.

“Ndihem krenar që jam kreu i një shteti ku antisemitizmi jo vetëm nuk ka ekzistuar kurrë, por edhe i një vendi që shpëtoi mijëra jetë hebrenjsh gjatë periudhës më të errët historike të tyre në shekullin e 20-të,” - tha Meta duke shtuar “Ju jemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen mbresëlënëse të Izraelit në ato momente të vështira, që i konsolidoi më shumë marrëdhëniet historike miqësore mes dy vendeve dhe popujve tanë”.

Gjithashtu ai theksoi se Shqipëria dhe shteti i Izraelit gëzojnë marrëdhënie dhe bashkëpunim të shkëlqyer dhe se të dy vendet e popujt tanë ndajnë të njëjtat vlera të paqes, lirisë dhe demokracisë, tolerancës dhe bashkëjetesës.

“Mesazhi im është i qartë teksa bota përkujton 75-vjetorin e çlirimit të Aushvicit - Antisemitizmi nuk ka vend në shoqëritë tona! Ndihem krenar që jam kreu i një shteti ku antisemitizmi jo vetëm nuk ka ekzistuar kurrë, por edhe i një vendi që shpëtoi mijëra jetë hebrenjsh gjatë periudhës më të errët historike të tyre në shekullin e 20-të. Ne jemi edhe më të bashkuar në përpjekjen tonë për t’i mbrojtur këto vlera nga kërcënimet e përbashkëta si terrorizmi, ekstremizmi i dhunshëm dhe fondamentalizmi fetar,”.

Presidenti gjithashtu, Meta inkurajoi rritjen e investimeve izraelite në vendin tonë.

Të fundit