Flash News

KRYESORE

Izrael –Shqipëri, kuqezinjtë kërkojnë të zhdukin krizën

Izrael –Shqipëri, kuqezinjtë kërkojnë të zhdukin

Kombëtarja shqiptare po përgatitet në Turqi për ndeshjen e radhës kundër Izraelit. Situata e Shqipërisë nuk është aspak favorizuese ku kemi humbur pesë ndeshje radhazi. Sulmuesi Jahmir Hyka kërkoi një mbështetje më të madhe për ketë ndeshje mjaft të rëndësishme për skuadrën tonë përfaqësuese.

“Është e vërtetë që kemi pasur rezultate negative dhe kjo nuk është diçka e mirë për kombëtaren. Në këto momente na duhet mbështetja e të gjithëve tifozëve dhe medias. Ndaj Izraelit duhet të bëjmë diçka ndryshe në krahasim me sfidën me Luksemburgun”, tha Hyka.

Ndërkohë edhe Odise Roshi, i cili, pasi vlerësoi skuadrën e Izraelit, theksoi se skuadra duhet të japë maksimumin ndaj këtij ekipi për të zhdukur krizën që ka mbërthyer ekipin.

“E kam ndjekur Izraelin, është një ekip që luan shumë mirë si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm. Duhet të japim maksimumin për të fituar. Nëse e arijmë këtë, atëherë gjithçka do të shumëzohet me zero”, deklaroi Roshi.

Të fundit