Flash News

KRYESORE

Izraeli akuzon Iranin për “program të fshehtë bërthamor”. Netanyahu fiton të drejtën për të shpallur luftë. Teherani: Je bari gënjeshtar

Izraeli akuzon Iranin për “program të fshehtë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi dje se inteligjenca izraelite ka arritur në dëshmi se Irani po punon për një program të fshehtë për prodhimin e armëve bërthamore. Ai pohoi se inteligjenca e Izraelit ka arritur në “55 mijë faqe informata të fshehta dhe në 183 CD në lidhje me programin bërthamor të Iranit”.

Kjo deklaratë e Netanyahut u bë pak orë përpara se në Parlament të votohej për projektligjin që i jep kryeministrit autoritetin për të shpallur luftë pas konsultimit me ministrin e Mbrojtjes, pa qenë e nevojshme të marrë miratimin e qeverisë apo të komisionit të çështjeve të sigurisë dhe politike të Parlamentit.

Pas deklaratës së Izraelit, ka reaguar edhe Sekretari i Shtetit, Mike Popmeo, i cili i ka konsideruar autentike dokumentat.

“Për më shumë vite, regjimi iranian ka insistuar në botë se programi i tij bërthamor është paqësor. Dokumentet e marra nga Izraeli brenda Iranit pa asnjë dyshim tregojnë se regjimi iranian nuk ishte duke thënë të vërtetën”, u shpreh Pompeo.

Pas akuzave, ministri i Jashtëm i Iranit, Xhevad Zarif, e ka quajtur "bari gënjeshtar" kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu.

“Bariu gënjeshtar (Netanyahu) pretendimet e tij i shpalosi disa ditë para 12 majit”, ka shkruar Zarif në rrjetin social Twitter, duke iu referuar afatit që presidenti Donald Trump ka vendosur për vendimin nëse do të aunlojë marrëveshjen bërthamore të nënshkruar me Iranin.

Të fundit