Flash News

KRYESORE

Izraeli hap portal në gjuhën shqipe; qëllimi mbetet mister

Izraeli hap portal në gjuhën shqipe; qëllimi mbetet mister

Prej disa kohësh, mediave shqiptare që operojnë online u është shtuar edhe portali izraelisot.com.

Portali duket mjaft i organizuar me rubrika të ndryshme dhe ofron lajme të larmishme në lidhje me raportet mes dy vendeve në fushën ekonomike, politike dhe sociale.

Sipas administraorëve të faqes, portali është një vitrinë e promovimit të Izraelit dhe kulturës hebraike ne Shqipëri dhe Kosovë, ndërsa financohet nga Izrael Group Llc.

“Ai shërben per promovimin e investimeve izraelite, marredhenieve tregtare, krijimin e kontakteve me te shumta midis biznesnesmenve shqiptare dhe kosovare me ata izraelite. Portali IzraeliSot.com eshte nje dritare e informacioneve ne kohe reale ne gjuhen shqipe te ngjarjeve kryesore nga Izraeli. me synimin e njohjes sa me mire te nje prej vendeve lider ne ekonomine boterore, atdheut te dhjetera nobelisteve ne fusha te ndrysheme: shkence, ekonomi, letersi, etj. Raportet e shkelqyera diplomatike midis Shqiperise, Kosoves dhe Izraelit, investimet gjithmone e me te pranishme te biznesit izraelit, historia e maredhenieve shumevjeçare, intervista me biznesmene shqiptare qe importojne produkte e mallra izraelite dhe biznesmeneve izraelite qe investojne ne Shqiperi, do te jene ne fokusin e portalit Izraelisot.com. Izraelisot.com do te pasqyroje te gjithe aktivitetin diplomatik, ekonomik, kulturor, kinematografik, festave hebraike te organizuara nga Ambasada e Izraelit ne Tirane, Shoqata e Miqesise Shqiperi-Izrael, Dhoma e Tregtise Shqiperi-Izrael, Rabinati hebraik ne Shqiperi, etj. Portali Izraelisot.com do te sherbeje edhe si nje librari online e botimeve te studiuesve shqiptare rreth hebrenjve ne Shqiperi, por njeheresh edhe si nje mundesi e mire e mesimit te gjuhes hebraike, permes metodave te ndryshme te hartuara nga stafi i portalit”, thuhet në përshkrimin e rubrikës “Rreth Nesh”.

Të fundit