Flash News


KRYESORE

Izraeli i vendos vendbanimit në lartësitë Golan emrin “Trump”

Izraeli i vendos vendbanimit në lartësitë Golan emrin

Një vendbanim hebre në Bruchim, në lartësitë Golan, ku jetojnë 10 vetë ka marrë emrin “Trump Heights”.  Qeveria izraelite vendosi t’i vendosë këtij vendbanimi emrin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, si falënderim për njohjen e sovranitetit të Izraelit në lartësitë Golan.

Këtë territor Izraeli, ia mori Sirisë në luftën 6-ditore të vitit 1967 dhe e aneksoi atë në vitin 1981.

Kryeministri Benjamin Netanjahu tha se: "Lartësitë Golan kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë pjesë e pandashme e vendit tonë”.

Presidenti Trump, i cili festoi të premten 73- vjetorin e lindjes, shkroi në Twitter: "Faleminderit Kryeministrit Netanjahu dhe Shtetit të Izraelit për këtë nder të madh".

Të fundit