Flash News

KRYESORE

Izraelitët trajtohen si “VIP”, por jo futbollistët shqiptarë; Ministria e Jashtme i mohon trajtimin preferencial Kombëtares

Izraelitët trajtohen si “VIP”, por jo futbollistët

Pjesa më e madhe futbollistëve të Kombëtares shqiptare kanë pasaporta diplomatike, pas përfaqësimit në Kampionatin Europian, por sot, ata janë përballur me një situatë pakëndshëm në aeroportin ‘Nënë Tereza’.

Ndonëse kishin rezervuar për të kaluar në terminalin ‘VIP’ të aeroportit, situata ka ndryshuar në moment të fundit dhe kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Skocisë si pasagjerë të zakonshëm. ‘News 24’ raporton se Ministria e Jashtme i ka mohuar trajtimin preferencial Kombëtares.

Ndërkohë, futbollistët e Izraelit që mbërritën në vendin tonë për ndeshjen e Ligës së Kombës, janë trajtuar ndryshe nga futbollistët shqiptarë. Terminali ‘VIP’ ka qenë i gjithi në dispozicion të tyre.

Të fundit