Flash News

KRYESORE

Ja çfarë ndodh në lumin Kassadi, qentë pasi dalin nga uji marrin ngjyrën blu

Ja çfarë ndodh në lumin Kassadi, qentë pasi dalin nga uji

Ka qenë jo e zakonshme ajo që kanë parë banorët e Mumbait në Indi, qen ngjyrë blu. Të habitur nga ky fenomen ato kanë menduar se dikush po i ngjyroste qentë për të bërë ndonjë shaka të radhës, por e vërteta nuk qëndronte aspak kështu.

Në fakt siç raportojnë mediat e huaja, qentë përpara se të ndryshonin ngjyrë, laheshin në lumin Kassadi që ndodhej fare pranë zonës së banuar. Duke qenë se lumi ishte ndotur, qentë pasi dilnin nga uji, merrnin një ngjyrë të ndritshme, ngjyrë qielli.

Kjo gjë ka zemëruar aktivistë të të drejtave të kafshëve.

“Është tronditëse të shohësh se si qeni i bardhë u kthye në blu. Regjistruam pothuajse pesë qen të tillë dhe i kërkuam komitetit të kontrollit të ndotjes, që të vepronte kundër industrive të tilla”, ka thënë Zyrtari për Mbrojtjen e Kafshëve, Arati Chauhan.

 

Të fundit