Flash News

KRYESORE

Ja cilat janë 10 shtetet më të mira në botë, sipas personit që i ka vizituar 196 shtete

27 vjeçari Henrik Jeppesen, është personi më i ri në botë që i ka vizituar të gjitha 196 shtete në një moshë kaq të re. Përveç kësaj, ai e ka thyer rekordin e norvegjezit Gunnar Garofrs, i cili kishte qenë 36 vjeç kur i kishte vizituar të gjitha shtetet e botës. Në bazë të eksperiencës së tij të të udhtuarit, Jeppesen ka listuar 10 shtetet më të mira në botë, të cilat ia vlen t’i vizitoni. Ja çfarë thotë ai:

Afrika Jugore

Ky është shteti më i preferuar në botë për shumë arsye. Diversiteti, njerëzit, ushqimi, qytetet, fshatrat, natyra, kafshët etj., janë disa nga arsyet që më bien ndërmend.

Zelanda e Re

Me siguri do e zinte vendin e parë po të mos ishte aq larg. Është një shtet i mahnitshëm dhe i sigurt, në të cilin kam qenë disa here.

Italia

Italia është qyteti më i preferuar evropian. Ushqim dhe kulturë fantastike, e veçanërisht më pëlqejnë fshatrat. Mund të kaloni muaj të tërë në Itali dhe gjithmonë do të dëshironi të riktheheni.

Maldive

Me siguri që është vendi im më i preferuar në botë për t’u relaksuar. Ishujt privat me shtëpitë fantastike dhe uji i mahnitshëm, janë eksperienca të bukura.

Australia

Australia është shtet fantastik dhe një ndër shtetet e mia të preferuara. Sidoqoftë, kostoja për të jetuar aty është shumë e lart.

Vanuatu

Është një ndër ishujt më të dashur për shkak të njerëzve të shoqërueshëm dhe plazheve të bukura. Ishulli privat Ratua, është vendi që duhet vizituar patjetër.

Ruanda

Befasia më e madhe në udhëtimet e mia. Ruanda është e sigurt, drejtohet mirë dhe befasisht ka infrastrukturë të mahnitshme.

Palau

Palau është ndër shtetet më të vogla dhe më të sigurta. Plazhet e bukura, natyra dhe ndjenja e veçantë e bën të futet në top  dhjetëshen e preferuar.

Seychelles

Shtet që dua ta vizitoj prapë, por që është shumë i shtrenjtë dhe çmimet janë shumë të larta. Nëse do të ishte më i lirë, do të gjendej më lart në këtë listë, pasi është një ndër vendet më të bukura në botë.

Tajlanda

Toka e buzëqeshjeve!  Më pëlqejnë shumë vende të këtij shteti dhe patjetër që do të rikthehem prapë.

Megjithatë Henrik ka thënë që e kishte të  vështirë t’i zgjidhte dhjetë shtetet më të mira. “Shtetet tjera të preferuara janë Suedia, Laosi, Butani, Japonia, Estonia, SHBA etj.”, ka shtuar ai.

 

 

Të fundit