Flash News

KRYESORE

Ja cilat janë emisionet televizive më të ndjekura, sipas sondazhit të IPR dhe Ora News

Ja cilat janë emisionet televizive më të ndjekura,  sipas

Pas përvojës me zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit IPR dhe Ora News kanë vijuar sondazhin mbi televizionet dhe emisionet e tyre më të ndjekura.  Në sondazh janë marrë emisionet e Top Channel, Tv Klan, Vizion Plus, ABC News, News 24, Report TV dhe Ora News. Nga 2 mijë persona të pyetur me anë të telefonit. Nga të dhënat, rezulton se 88% e shqiptarëve shohin televizion. Organizatorët e këtij sondazhi janë kujdesur që të mos krahasojnë emisionet apo televizionet me njëri- tjetrin, por t’i grupojnë ato sipas telezioneve, që të mos kenë polemika më pas. Por, të gjithë ata që shikojnë televizor, e dinë shumë mirë se cilat janë emisionet më të ndjekura dhe nuk ka rëndësi se ndiqet 60 apo 80 %. Kjo është për t’i bërë qejfin njërit apo tjetrit, dhe pak rëndësi ka për shikuesin. Këto lloj sondazhesh duhet të jenë të brendshme për ecurinë e vet televizioneve, për të rritur cilësinë e tyre. Ajo që do kishte rëndësi është  sa efekt kanë ato tek publiku, çfarë duhet ndryshuar, cilat ndiqen më shumë e çfarë mungon e çfarë duhet hequr.  Në këtë sondazh ka emisione shumë të mira që nuk përfshihen. Gjithsesi, le të kthehemi tek sondazhi. Ccilat  janë emisionet televizive më të ndjekur në Shqipëri? Cilët pëlqehen më shumë? Kush janë drejtuesit e këtyre televizioneve që pëlqehen më shumë? Rezultatet janë si më poshtë:

Top Channel

Qytetarët e pyetur për televizionin Top Channel, 74% e të anketuarve thonë se kanë ndjekur emisionin Top Show dhe 86%  thonë se ju pëlqen emisioni në fjalë. Ndërkohë, 79 për qind e të pyeturve thonë se e kanë ndjekur emisionin Top Story, ndërsa vetëm 85% e pëlqejnë atë. Pra, 1 për qind më pak se emisioni Top Show.

Të pyetur nëse i njohur drejtuesit e këtyre dy emisioneve, 86% thonë se e njohin Alban Dudushin dhe 85% e pëlqejnë atë. Ndërkohë, 85% thonë se njohin drejtuesin e Top Story, Sokol Balla dhe 84% thonë se kanë mendim pozitiv për të.

Tv KLAN

Të pyetur për tv Klan, 88% thonë se kanë ndjekur emisionin Opinion dhe 84% e tyre shprehen se u pëlqen ky emision. Ndërkohë, 1 për qind më pak ndiqet emisioni tjetër në këtë televizion Zonë e Lirë, me 87%, ndërsa pëlqimi për të është 74 për qind.

Për sa i përket dy drejtuesve të emisioneve, 88% thonë se njohin kush e drejton emisionin Opinion, ndërsa 81% e tyre kanë mendim pozitiv për Blendi Fevziun. Ndërkohë, 86% njohin Arian Çanin, dhe 71% thonë se kanë mendim pozitiv për të.

 Ora News

Për sa i përket Ora News, 67% thonë se kanë ndjekur “Tonight Ilva Tare”, ndërsa 32% thonë se kanë ndjekur emisionin “Arena”. 92% thonë se u pëlqejnë emisionin “Tonight Ilva Tare”, kundrejt 84% që pëlqejnë emisionin “Arena”.

VIZION PLUS

Sondazhi i IPR Marketin për Ora News, zbulon se kush janë dy programet më të ndjekura në televizionin Vizion Plus. Nga 49% e pyeturve thonë se ndjekin emisionin “Oktapod” dhe 35% emisionin “Dritare”. Për sa i përket pëlqyeshmërisë, dy emisionet marrin përqindje të barabarta.

Kur bëhet fjalë për drejtuesve të emisioneve “Oktapod” dhe “Dritare”, Rudina Xhunga që drejton emisionin e fundit, merr përqindje më të larta, ku 81% thonë se e njohin dhe 68%

Të fundit