Flash News

KRYESORE

Ja produktet që i thonë lamtumirë gastritit...

Ja produktet që i thonë lamtumirë gastritit...

Është e rëndësishme që t’i kushtoni një vëmendje të veçantë shëndetit, duke u kujdesur u përpjekur për të gjetur shërim në një farë mënyre edhe tek ushqimet që konsumojmë. Gatstriti është një nga ato probleme që të paktën njëherë në jetë i ndodh çdokujt, ama ka nga ata njerëz të cilëve ju kthehet në një shqetësim të vazhdueshëm. Produktet që ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes tuaj të stomakut janë:

Xhenxhefili

Xhenxhefili ose xhinxheri është një ilaç i vjetër tradicional për çdo lloj problemi të stomakut. Është një anti-inflamator i natyrshëm që mund të ndihmojë neutralizimin e djegies dhe të japë lehtësim. Xhenxhefili është një ilaç shumë i përhapur sidomos në formën e konsumimit si çaj bimor.

Kopër

Kopra konsiderohet e përshtatshme për djegie të stomakut për shkak të nivelit të pehashit në organizëm. Për një vakt të lehtë kur vuani nga urthi, përgatitni një pjatë sallatë me kopër të papërpunuar ose të gatuar.

Selino

Një ushqim i dobishëm në rast gastriti dhe urthi është selino, të cilin mund ta kombinoni me kopër të papërpunuar për një ushqim të lehtë që spërkatet me pak vaj ulliri ekstra të virgjër. Selino ndihmon sistemin e tretjes për të prodhuar lëngjet e duhura dhe për të neutralizuar aciditetin gjatë tretjes. Ajo është gjithashtu e pasur me ujë dhe fibra dhe ka konsum të ulët kalorifik.

Aloe Vera

Shumë prej nesh e njohin aloe vera si një ilaç natyral për djegie të vogla dhe djegie të lëkurës. Lëngu i Aloe Vera konsiderohet një ilaç i dobishëm për djegie të stomakut.

Lëngu i Nenxhikut

Një ilaç i konsideruar i dobishëm për djegien e stomakut është nenexhiku dhe mentja. Për të reduktuar djegiet e stomakut, mund të përtypni disa gjethe të freskëta ose të përgatitni një çaj bimor. Vetëm një lugë çaji me copa të thara të freskëta ose të thara, për çdo filxhan çaj bimor vlen shumë për t'u pirë një ose dy herë në ditë.

Bajame

Përtypja e disa bajameve pas ngrënies konsiderohet një ilaç i dobishëm për të parandaluar dhe zbutur djegiet e stomakut. Sugjerimi është për të përtypur bajame për një kohë të gjatë për t'i bluar ato me dhëmbë në mënyrë që të lëshojnë vajra të dobishme që mund ta zbusin shumë shpejt shqetësimet e bezdisshme të stomakut.

Të fundit