Flash News

KRYESORE

“Ja provat Elez! Dërgoja” Ish-ministri komenton grabitjen në Rinas: I njëjti episod, gjithnjë para zgjedhjeve

“Ja provat Elez! Dërgoja” Ish-ministri komenton grabitjen

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje publikisht Elez Biberajt, drejtor për Euroazinë në ‘Zërin e Amerikës’, pas analizës me kritika të shumta, duke i kërkuar atij një dosje me prova që tregojnë se është i korruptuar.

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e ka lidhur këtë kërkesë të Ramës me ngjarjet e ditës së sotme, duke thënë se dosja me prova u mbush sot me gazin lotsjellës në Bregun e Lumit dhe me grabitjen e vrasjen në Rinas.

“Pa u mbushur 24 orë, u mbush dosja me “prova” që Elezi duhet t’i jepte Kryeministrit. E ç’prova! Nga më të larmishmet. E filloi me Bregun e Lumit dhe mbaroi në Rinas, në vendin ku Siguria është më e pa diskutueshmja. Më keq akoma: në mënyrë të përsëritur grabitësit hyjnë deri tek avioni... I njejti episod. Gjithnjë para zgjedhjeve... Ja provat Elez! Dërgoja”, shprehet Manjani.

Të fundit