Flash News

KRYESORE

Ja reagimi Bayern M pas “përleshjes” së Arturo Vidal dhe Joshua Kimmich në finalen e Kupës së Konfederatave

Me një reagim të shkurtër e ka kaluar Bayern M “përleshjen” e dy lojtarëve të tij në finalen e Kupës së Konfederatave.  Dy futbollistët e Bayernit, Arturo Vidal dhe Joshua Kimmich nuk e njohin njëri tjetrin kur luajnë për kombëtaret e tyre. Kjo ka ndodhur në finale të Kupë së Konfederatave, ky të dy janë përleshur me njëri tjetrin, pas një fjalosje që Kimmich fillimisht e kishte me portierin e Kilit, Claudio Bravo.

Këtë e ka vërejtur edhe Bayern Munich, që shkruan se sot ata nuk ishin të bashkuar, pasi luanin kundër.

“MiaSanMia, por jo sot për Kimmich dhe Vidal, të cilët u ndëshkuan me kartonë të verdhë”, shkruan faqja e Bayernit në Twitter.

Në finalen e mbrëmshme ekipi gjerman, sikurse ai U21, tre ditë më parë, fitoi me të njëjtën taktikë, për herë të parë, Kupën e Konfederatave, me një rezultat të ngushtë, 1-0, që në pjesën e parë.

Të fundit