Flash News

KRYESORE

Ja sa protestues vijnë sot nga rrethet, Dibra dhe Vlora mbajnë rekordin

Ja sa protestues vijnë sot nga rrethet, Dibra dhe Vlora mbajnë

Me mijëra qytetarë nga Shqipëria janë nisur sot drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga opozitës në mbështetje të kauzës për zgjedhje të lira e të ndershme.

Disa nga degët e PD-së kanë raportuar për numrin e qytetarëve që janë organizuar për të marrë pjesë në protestë.

Rekordin për numrin më të lartë të protestuesve e mban Dibra, me plotë 6 mijë njerëz që do udhëtojnë me autobusa për në kryeqytet, të ndjekur nga Vlora me 5 mijë, Korça me 3500 dhe Shkodra me 3 mijë.

2500 protestues janë parashikuar të vijnë nga Elbasani, 2400 nga Mati, 2 mijë nga Durrës, 2 mijë nga Lezha, 2 mijë nga Kukësi dhe 600 nga qyteti i Gjirokastrës.

Këtyre protestuesve do u bashkohen me mijëra të tjerë nga Fieri, Berati, Saranda, Kamza, Përmeti, Puka, Tepelena, Lushnja, Kavaja, Kruja, Pogradeci, Librazhdi, Skrapari, Bajram Curri etj.

Një numër i lartë qytetarësh të Tiranës do i bashkohen protestës, ndërsa ka edhe nga ata që kanë ardhur nga jashtë vendit për të kërkuar një republikë më të mirë për të gjithë.

Protesta e opozitës, regjistrohet incidenti i parë me autoritetet

Të fundit