Flash News

KRYESORE

Ja si doli “zbuluar”Artur Zoto me tenderat, Labi: Do përfitonte 10-20 % të vlerës së prokurimit

Ja si doli “zbuluar”Artur Zoto me tenderat, Labi: Do përfitonte

Ish-drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, vijon të mbetet pas hekuareve me me akuzën e korrupsionit. Ndërkohë që prokuroria ka dërguar në gjykatë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë, ndërsa procesi ndaj tij duket se do të fillojë në shtator 2017, shkruan “Panorama”.

Ish -kreu i burgjeve ra në pranga më 16 shkurt 2017, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në lidhje me abuzimet dhe korrupsionin në tenderat për furnizimin me ushqime të sistemit të burgjeve. Në të njëjtën çështje është hetuar e gjykuar edhe Iljaz Labi, ish-zv.drejtor i përgjithshëm i burgjeve në kohën kur ky institucion drejtohen nga ana e Artur Zotos. Dhe është dëshmia e këtij të fundit që ka hedhur dritë mbi akuzat që rëndojnë mbi ish-kreun e e burgjeve dhe përfshirjen e tij në korrupsionin me tenderat e zhvilluar.

DËSHMIA E LABIT PËR ZOTON

“…Sqaroj se për këtë procedurë, unë jam vënë në dijeni në mënyrë rastësore, duke qenë se nuk është në kompetencat e mia. Më thirri drejtori i përgjithshëm në zyrë një ditë dhe më tha se po hapej një procedurë tenderimi për ushqimet. Më tha që kemi këtë procedurën që do e bëjmë me negocim. Kam biseduar me operatorët dhe do të merresh ti me këtë punë.

Në këto kushte unë mora dijeni për këtë procedurë dhe fillova të interesohem për subjektet konkurruese. Konkretisht, duke qenë se unë nuk kisha marrëdhënie dhe njohje me operatorët, drejtori Artur Zoto më tha që të takoja shtetasin Ylber Kalaja, me të cilin unë kisha pak njohje, për të biseduar në lidhje me këtë çështje, duke më thënë se e dinte Ylberi se si do të vepronte. Kam kontaktuar me shtetasin Ylber Kalaja dhe kam biseduar me të në lidhje me procedurën që do të kryhej”.

Më konkretisht, Ylberit i thashë që më kishte lënë porosi drejtori për t’u marrë me këtë punë dhe se do të isha unë ndërmjetësi. Ylberi më tha se ishte duke folur me operatorët e tjerë, pasi kishte dijeni më parë për këtë gjë. Më pas është zhvilluar procedura prokuruese dhe është shpallur fituese e saj shoqëria ‘Nelsa’ sh.p.k. Pas mbarimit të procedurës, mua më ka thërritur drejtori i përgjithshëm Artur Zoto dhe më ka pyetur se si po shkonin gjërat, duke pasur parasysh pagesën e pritshme prej operatorëve.

I kam thënë se kisha biseduar me Ylberin dhe se isha duke pritur që ai të më sillte paratë, siç edhe kishim biseduar më parë. Mesa kam parasysh, shuma që do të paguhej nga operatorët për drejtorin do të ishte nga 10 deri në 20 % e vlerës totale të prokurimit…

Të fundit