Flash News

KRYESORE

“Ja si flet opozita që i shërben vendit”, Rama i tregon PD-së 'modelin' portugez të opozitarizmit

“Ja si flet opozita që i shërben vendit”, Rama i tregon

Kryeministri Edi Rama shpërndau një video në Facebook, ku shfaqet një politikan në Portugali gjatë një fjalimi në parlament. Në videon e titruar (përkthyer me tekst) nga zyra e shtypit e Kryeministrit Rama, politikani portugez i një partie opozitare shpreh mbështetjen ndaj qeverisë në atë që ai e quan situatë “lufte”, ndonëse është e paqartë nëse fjala është për koronavirusin apo diçka tjetër.

Rama këtë e merr si shembull të mënyrës se si duhet të sillet opozita në një situatë të tillë. “Ja si flet opozita kur i shërben sinqerisht vendit dhe popullit, në këtë luftë që ka përfshirë mbarë botën në mbrojtje të jetës së njerëzve, respekt”, thotë Rama. Javët e fundit opozita në vend ka qenë aktive duke bërë propozime për përballimin e situatës së krizës.

Megjithatë, nuk kanë munguar as kritikat dhe denoncimet ndaj qeverisë për mënyrën se si e ka menaxhuar situatën e COVID-19. Opozita ka denoncuar disa tendera, që sipas saj, janë dhënë në mënyrë abusive nga qeveria gjatë situatës së luftës. Denoncime ka pasur edhe për paketën e ndihmës ekonomike, shpërndarjen e ndihmave, ndërsa kritika kryesore e opozitës ndaj qeverisë ka qenë ajo e lidhur me testet për koronavirusin.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/234697961065503/

Të fundit