Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pavarësisht përparimeve që janë bërë në mjekësi, kanceri vazhdon të prekë njerëzit në të gjithë botën, dhe, numri i rasteve rritet dita ditës me hapa gjigante, duke e kthyer atë në një nga problemet më të mëdha në aspekt global të shoqërisë civile. Bazuar në shifrat e regjistruara nga Organizata Botërore e Shëndetit, një në tre persona do të preket nga kanceri një herë në jetën e tij/saj. Pra, kanceri mund të ndodhë të prekë dikë në çdo moshë, dhe mund të prekë edhe secilin prej nesh.
Po cilat janë shkaqet kryesore në përhapjen e kancerit në ditët e sotme?
Arsyet të cilat ndikojnë në rritjen e rasteve me kancer në dekadat e fundit janë disa. Së pari është mënyra e jetës perëndimore e cila nuk është shumë e shëndetshme, sidomos për sa i përket dietës, aktivitet të ulët fizik, dhe ekspozimit rastësor por në të njëjtën kohë intensiv ndaj rrezeve të diellit. Së treti, disa infeksione – veçanërisht infeksionet virale – janë predispozuese për disa forma të ndryshme kanceri. Këto infeksione përfshijnë hepatitin, HPV-në, mononukleozën dhe virusin HIV ( i cili shkakton AIDS).
Në ditët e sotme mjekët mundohen të ndërgjegjësojnë popullatën mbi faktorët e rrezikut që ҫojnë në shfaqjen e kancerit, por cilët janë këto faktorë rreziku dhe ҫfarë duhet të bëjmë për të jetuar shëndetshëm?
Kanceri ose tumori malinj është një term që përfshin një grup sëmundjesh që kanë në thelbin e tyre rritjen e pakontrolluar të qelizave të cilat kanë potencial të shtrihen apo të përhapen në pjesë të tjera të trupit. Kanceri ndryshon nga tumorët beninj sepse këto të fundit nuk përhapen në pjesë të tjera të trupit.
Faktorët që ndikojnë në zhvillimin e kancerit janë të ndryshëm, duke filluar nga faktorë ambientalë deri te mënyra e jetesës. Si të tillë mund të përmendim:
Duhanpirja
Ekspozimi ndaj lëndëve kimike specifike,
Infeksionet nga viruse (onkoviruse) si hepatiti B, hepatitis C, HPV, Epstein-barr virus, etj
Ekspozimi ndaj rrezatimeve jonizuese
Ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve të diellit
Dietë e varfër ushqimore
Obeziteti
Përdorimi i tepërt i alkoolit
Mungesa e aktivitetit fizik
Trashëgimia (histori familjare me kancer)
Përdorimi i hormoneve
Sëmundje të ndryshme autoimune ..etj
Cilat janë disa nga simptomat e përgjithshme (shenjat e hershme) të kancerit që gjithësecili nga ne nuk duhet t’i injorojë?
Simptomat apo shenjat e kancerit varen nga lloji i kancerit dhe vendit ku ndodhet. Këto simptoma janë më të dukshme në momentin që kanceri është rritur apo përhapur në trup, megjithatë, është e mundur që të ketë një fazë të hershme të kancerit pa shenja ose simptoma.
Gjithsesi simptomat e para dhe më të zakonshme të kancerit në përgjithësi janë ethet, lodhja dhe humbja e oreksit dhe të gjitha ndodhin për shkak se kanceri përdor shumicën e energjisë së trupit duke ndikuar në këtë mënyrë në sistemin imun të pacientit/es. Faktori vendimtar dhe më i rëndësishëm në trajtimin e suksesshëm të kancerit është diagnoza e hershme dhe kjo është edhe arsyeja pse identifikimi i simptomave të para është mjaft i rëndësishëm dhe deciziv. Për fat të keq, shumica e njerëzve injorojnë shenjat e para të kancerit, nganjëherë sepse nuk i njohin ato, nganjëherë për shkak se ata kanë shumë frikë apo edhe sepse nuk kanë mundësi të marrin kujdes mjekësor.
10 shenja të hershme paralajmëruese të Kancerit të cilat nuk duhet t’i injoroni:
Rënie e pashpjegueshme në peshë dhe humbje e oreksit
Marrje fryme ose kollitje në mënyrë të vazhdueshme
Infeksione të shpeshta dhe temperaturë mbi normalen
Plagë që nuk shërohen
Enjtje(në formën e gjendrave limfatike) në trup
Ndryshime në zakonet e jashtëqitjes ose të urinimit
Gjakrrjedhje të pazakonta
Vështirësi në përtypje ose në tretje
Ndryshim i dukshëm në pamjen e një nishani ose plage në gojë
Dhimbje koke e vazhdueshme, lodhje, të përzjera ose të vjella
Nëse vëreni apo ankoni një ose disa prej këtyre simptomave duhet mënjëherë të drejtoheni për konsultë të menjëhershme te mjeku specialist i fushës.
Cilat janë alternativat e trajtimit të Kancerit?
Për trajtimin e kancerit ekzistojnë tre shtylla trajtimi që janë: kirurgjia, radioterapia dhe kimioterapia. Me zhvillimin e mjekësisë filluan të aplikohen edhe metoda të tjera të cilat po i përmbledhim më poshtë:
Kirurgjia është proҫedura me anë të së cilës mjeku kirurg realizon heqjen e masës tumorale nga trupi i pacientit.
Radioterapia është përdorimi i rrezatimit jonizues me doza të larta për të vrarë qelizat kanceroze.
Kimioterapia është trajtimi që përdor terapinë me medikamente për të vrarë qelizat kanceroze.
Imunoterapia është terapia që ndihmon sistemin imun të luftojë kancerin.
Target terapia është një trajtim që shënjestron ndryshimet e qelizës kanceroze që ҫojnë në rritjen, shumimin dhe përhapjen e këtyre qelizave.
Hormonoterapia është një trajtim që ngadalëson ose stopon rritjen e kancerit dhe përdoret kryesisht në kancerin e gjirit dhe atij të prostatës.
Transplanti i palcës kockore realizohet pas dozave të larta të kimioterapisë edhe radioterapisë të cilat zerojnë palcën kockore të pacientit e cila është përgjegjëse për formimin e elementëve të gjakut (rruazat e kuqe, të bardha, trombocite).
Mjekimi preҫiz i kancerit është një përqasje në trajtimin e kancerit që lejon mjekët të japin medikamente në bazë të ndryshimeve gjenetike që shfaq një kancer specifik.
Të gjitha këto trajtime bashkëkohore kundër kancerit ofrohen në Spitalin Hygeia Tiranë nga një ekip mjekësh profesionistë shqiptarë dhe grekë, ndër më të kualifikuarit në vend. Qendra e Onkologjisë Hygeia disponon aparaturat dhe teknologjinë më të avancuar mjekësore duke ofruar % të larta suksesi dhe rezultate optimale në luftën kundër kancerit.
Cilat janë disa nga ekzaminimet parandaluese që duhet të kryejnë persona të moshave të ndryshme?
Ҫdo person i cili është i ekspozuar së tepërmi në diell, kjo për arsye të ndryshme, por kjo vlen veçanërisht për fëmijët të cilët kanë edhe lëkurë më delikate, këshillohet të kryhet një herë në vit ekzaminimi i quajtur harta e nishanëve, ekzaminim i cili këshillohet të kryhet në stinën e vjeshtës nga mjekët dermatologë. Në vijim të sa më lart është gjithashtu e këshillueshme për të gjithë, por veçanërisht për fëmijët, të evitohet ekspozimi në diell midis orëve 11 të paradites dhe 16 të pasdites, dhe gjithmonë nuk duhet të harroni të aplikoni krem mbrojtës kundra diellit përpara se të dilni në diell.
Ekzaminimet depistuese janë shumë të rëndësishme sepse na sigurojnë një diagnozë të hershme dhe si rrjedhim edhe një trajtim më efektiv dhe më pak toksik. Për të përmendur disa më kryesorët:
Kryerja e rregullt e PAP test-it, nëse jeni seksualisht aktiv. Ky rekomandim mund të ndryshojë për ato gra të cilat kanë kryer vaksinën HPV, por gjithmonë është mirë që të konsultoheni me një mjek specialist
Kryerja e mamografisë duke filluar në moshën mbi 40 vjeç.
Kryerja e kolonoskopisë së parë pas moshës 50 vjeç.
Kryerja e ekzaminimit të PSA-së pas moshës 50 vjeçare. Kjo për faktin se diagnostikimi i hershëm i kancerit të prostatës jep mundësinë e një trajtimi më pak invaziv krahasuar me rastet e diagnostikimit në stadet e avancuara.
Pra në mbështetje të sa më sipër nënvizojmë edhe një herë faktin që për të gjithë është shumë e rëndësishme që të jetojmë shëndetshëm dhe kjo arrihet duke modifikuar mënyrën tonë të jetesës (dieta të pasura dhe aktivitet i rregullt fizik) dhe ndërkohë të mos anashkalojmë asnjëherë kontrollet e rregullta mjekësore sepse Diagnostikimi i hershëm shpëton Jetë.
Dr. Ledio Bregu Mjek Onkolog/Radioterapeut Drejtor i Qendrës së Radioterapisë Onkologjike
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38